Informacione Shqip

Fondacioni ÇATI (Stichting DAK)

Hyrje

Që nga marsi i vitit 2000 punojnë Koos dhe Diny Rozeboom pranë fondacionit "De Schuilplaats" (Vatër e ngrohtë) në Gjirokastër të Shqipërisë. Ky fondacion është themeluar në vitin 1996 nga Hollandezeja Marijan Nijhof. Koos dhe Diny Rozeboom kujdesen tashti për 9 fëmijë Shqiptarë, të lindur në mes 1998 dhe 2001. Ata tërë kohën janë birësues për këta fëmijë, meqë prindërit biologjik s'mund të kujdesen për fëmijët e tyre.

Koos dhe Diny gjallërojnë vetëm nga donacionet: familja, të njohurit, miqtë dhe kisha i mbështetin rregullisht, ndërsa aty-këtu ndonjë shkollë apo institucion tjetër ju dhuron ndonjë donacion. Stichting DAK "Fondacioni ÇATI" (Diny-Shqipëria-Koos) i ndihmon ata me mish e me shpirt. Më poshtë mund të lexoni për punën e Koos dhe Diny në Shqipëri dhe mënyrën e mbështetjes së "Fondacionit Çati".

Koos dhe Diny Rozeboom dhe puna e tyre në Shqipëri

Koos dhe Diny Rozeboom kujdesen për 9 fëmijë në Shqipëri. Çdonjëri prej këtyre fëmijëve ka historinë e tij, domethënë janë 9 arsye të ndryshme pse këta femijë jetojnë me Koos dhe Diny, sikur varfëria, familja nuk guxon të dijë që fëmija jeton, më së shpeshti pamundësia e nënës për t'u kujdesur për fëmijën e saj. Për të kontaktuar me nënën e tyre biologjike krijohen për fëmijë sa më shumë raste që është e mundur. Natyrisht, për arsye se synimi është që fëmija më në fund t'i kthehet nënës së vet dhe të jetoj me te.

Të kujdesesh për aq shumë fëmijë, të gjithë me histori të ndryshme, nuk është punë e lehtë. Fatmirësisht na vie në ndihmë popullësia Shqiptare. Janë disa zonja të cilat na ndihmojnë me përkujdesjen e fëmijëve sidhe me punë të ndryshme amvisërie sikur me: gatuarje, hekurosje, pastrim en kështu me radhë. Marijan Nijhof banon në shtëpinë fqinje. Ajo është në kontakt me autoritete dhe ofron asistencë aty ku duhet në lidhje me kulturën Shqiptare.

Themelimi i shtëpisë së fëmijës

Në fillim të viteve 70-të kishte lexuar Marijan Nijhof në një gazetë që Shqipëria ishte vendi i parë dhe i vetmi në botë ku me ligj ishte e ndaluar të besohet në Zot. Ajo s'mund ta imagjinonte dot që diku në rruzullin e tokës ishte një vend ku qeveria ua diktoka njerëzve se ç'duhet besuar e çfarë jo dhe ç'duhet menduar e çfarë jo. Ky vend e intrigoj ate aq shumë sa që në vitet e 80-ta ajo vizitoi ate disa herë si turist. Që nga viti 1994 ajo banon aty.

Bisedime me qeverinë Shqiptare

Menjëherë pas adaptimit të saj në Gjirokastër, ajo kishte mësuar që shpeshherë ngjante të lihen bebet mbrapa në shtëpinë e lindjes, me ç'rast ato nganjëherë do prisnin me nga gjashtë apo më shumë muaj për një vend në një shtëpi femijësh. Gjatë tërë asaj kohe, bota e tyre nuk ishte më e madhe se sa shtrati ku flenin! Kjo kishte prekur atë thellë në zemër dhe ajo ishte konsultuar me disa doktorë duke i pyetur ata se çfarë do të thoshin sikur ajo të hapte një shtëpi të fëmijëve në Gjirokastër. Doktorët i kishin dhënë asaj menjëherë bekimin e tyre.

Në dhjetor të vitit 1996 u themelua në Hollandë fondacioni "De schuilplaats/ The Hiding Place/Vatër e ngrohtë". Kjo si rrjedhë e psalmit 91:1, ku shkruan: "Kush jeton nën mbrojtjen e Perendisë më të lartë" (i vetmi vend në botë, i sigurtë). Qeveria dhe pushteti Shqiptar i kanë ndihmuar rregullisht dhe akoma e ndihmojnë fondacionin!

Kujdesi për fëmijët

Fëmijët kanë nevojë për tu rritur në një rreth të sigurtë, të njohur dhe plot dashuri, mirëpo në mesin e popullit dhe kulturës që i takojnë. Tash për tash nuk është e mundur, mirëpo me kalimin e kohës e gjithë puna do tu dorëzohet duarve Shqiptare.

Me kërkesën e fondacionit Dorcas ishin Koos dhe Diny edhe para dhjetë viteve në Shqipëri, për të ndihmuar hapjen e një furreje. Nga përvojat e fituara me atë rast, ata kishin mësuar pak a shumë se si vejnë gjërat në Shqipëri. Koos dhe Diny Rozeboom kishin kuptuar që Zoti u kishte bërë thirrje të marrin këtë punë mbi vete.

Si pranohen fëmijët në një familje të "Vatrës së ngrohtë"

Fëmijët për të cilët Koos dhe Diny kujdesen, kanë ardhur pothuaj të gjithë nga shtëpia e lindjes së Gjirokastrës. Nëna s'mund të kujdeset për beben e saj dhe për këtë arsye fëmija ngel mbrapa në spital. Kur nuk ka familje e cila mund të përkujdeset për fëmijën, atëherë merr spitali kontakt me Marijan. Ajo shikon së bashku me Koos dhe Diny rrethanat e fëmijës dhe përpiqet të gjej një zgjidhje. Kur nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë kujdeset Marijan për rregullimin e dokumentacionit dhe kështu fëmija vendoset nën përkujdesjen e "Vatrës së ngrohtë". Vetë fjalët "Vatër e ngrohtë" bëjnë me dije se çfarë domethënie ka vatra për fëmijë.

Kontakti me nënën

Në parim përpiqen Koos dhe Diny rregullisht të kenë kontakt me nënat (biologjike) e fëmijëve. Në të shumtën e rasteve edhe ia arrijnë qëllimit por në disa raste, për arsye të rrethanave, kontakti me nëna nuk është i mundur.

Koos dhe Diny duan të kenë vëmendje të posaqme për çdonjerin nga fëmijët, në mënyrë që fëmijët të kenë një vend (shtëpi) të sigurtë. Për asye se këta fëmijë janë të Shqipërisë, është tendenca që të jetohet sipas zakoneve Shqiptare. Mirëpo nganjëherë aplikohen edhe gjëra nga perëndimi: kujdesi trupor dhe lozja me fëmijë. Që kjo punë nuk bëhet aq shpesh nga vet Shqiptarët, ka natyrisht të bëjë me varfëri. Të rriturit merren pjesën dërmuese të ditës me çështjen si të mbeten gjallë: dikush duhet të siguroj bukën e gojës. Në fund të ditës ngel shumë pakëz energji për të lozur ose kënaqur me fëmijë.

Më shumë informacione

Nëse doni më shumë informacione në lidhje me ndonjë temë specifike, atëherë mund të kontaktoni me Fondacionin Çati ose drejtpërdrejt me Koos dhe Diny.

Koos dhe Diny Rozeboom
Gjirokastër, Shqipëri
Telefoni : +355 8467062
E-mail adresa:koosendiny@albnet.net
Adresa postare:
p.o. Box 71
GR45002 IOANNINA
Greqi
Stichting Dak (Fondacioni Çati)
P/A Akkeline van de Velde
Van Oostveenstraat 5
7203 EZ Zutphen
Nederland
E-mail adresa: stichtingdak@zonnet.nl
Fax: +31 (847) 146956